Sivasspori e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesi shqiptar, Rey Manaj.
Manaj kthehet te Sivassi pas aventurës që e kaloi te skuadra Al-Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sivasspori bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit turk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoManaj pikërisht nga Sivasspori iu bashkua Al-Sharjahut verën e kaluar për 2 milionë euro. Sulmuesi i qendrës ka vendosur që sërish t’i bashkohet Sivassit dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare e gjysmë.
Manaj ka nënshkruar kontratën në praninë e presidentit të Sivassporit, Burak Ozçoban, dhe anëtarëve të bordit drejtues.
Manaj ishte pjesë e Sivassporit për dy edicione. Gjatë asaj periudhe zhvilloi 63 ndeshje dhe kontribuoi me 34 gola dhe tetë asistime.
28-vjeçari me Al-Sharjahun në pjesën e parë të këtij edicioni ka realizuar gjashtë gola në 21 paraqitje.
Manaj në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Watford, Inter, Cremonese, Albacete e AC Pisa.
Manaj me Kombëtaren e Shqipërisë ka dhjetë gola në 44 ndeshje.