Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sylvinho ndjek nga afër lojtarët e Shqipërisë para ndeshjes ndaj Polonisë

Sylvinho

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka ndjekur nga afër lojtarët para ndeshjes shumë të rëndësishme për Kupën e Botës ndaj Polonisë.

Ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Kupën e Botës ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë luhet më 26 mars.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se Sylvinho ka parë nga afër mesfushorin e Rangersit, Nedim Bajrami në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Portos, e po ashtu edhe ndeshjen Lazio – Atalanta në Serie A. Berat Gjimshiti luan për Atalantan, kurse Elseid Hysaj për Lazion.

“Gjatë qëndrimit në Itali, trajneri zhvilloi edhe një takim me kapitenin Berat Gjimshiti, ndërsa në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit priti në një vizitë Elseid Hysaj, në kuadër të komunikimit me kapitenët e ekipit përpara ndeshjes së plejofit. Në javët në vijim, stafi teknik ka programuar të ndjekë nga afër edhe disa lojtarë të tjerë kuqezi në ndeshjet e tyre me klubet përkatëse, në mënyrë që të vlerësohet në detaje gjendja fizike dhe forma e secilit përpara sfidës së rëndësishme të plejofit. Përgatitjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa fokusi mbetet maksimal për arritjen e objektivit në përballjen ndaj Polonisë”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.