Tottenhami e ka siguruar pikën e parë me trajnerin Igor Tudor, që kishte pësuar katër humbje rresht qëkur e mori drejtimin e skuadrës.
Tudori dhe Tottenhami fituan një pikë në udhëtimin e vështirë te Liverpooli në “Anfield” të dielën mbrëma, në xhiron e 30-të të Premier Leagues. Ndeshja u mbyll 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori Dominik Szoboszlai shënoi tjetër supergol nga gjuajtja e lirë, për ta kaluar Liverpoolin në epërsi në minutën e 18-të.
Por ishte goli i Richarlisonit që e shpëtoi Tottenhamin nga humbja në minutën e 90-të. Tottenhami kishte ecuri prej gjashtë humbjeve rresht në të gjitha garat.
Liverpooli mbetet në pozitën e pestë me 49 pikë, ndërsa Tottenhami ka 30 pikë në vendin e 16-të. E vazhdon edhe më tej garën e fortë për mbijetesë.