Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tusha: Ndeshja ende është e hapur

Veton Tusha

Celje - Futbollisti i krahut, 23-vjeçari Veton Tusha, ka thënë se ndeshja kthyese e Dritës në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës ndaj Celjes, është ende e hapur.

Drita pësoi disfatë 3:2 javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Normalisht, rezultati 3:2 është rezultat i hapur. Shpresoj që të bëjmë rikthimin, pasi kemi bërë ndeshje të mirë edhe në Prishtinë. Mbetet të shihet edhe nesër”, deklaroi shkurt Tusha.

Tusha është prej lojtarëve të rëndësishëm në formacionin e trajnerit Zekirija Ramadani. Në 27 ndeshjet e këtij edicioni në të gjitha garat, Tusha i ka realizuar pesë gola dhe ka kontribuuar me dy asistime. Tusha për një kohë të gjatë në këtë sezon ishte i lënduar.