Në fillim, suksesi i Bayer Leverkusenit ishte një nga historitë e bukura të edicionit. Është duke u bërë shpejt një nga historitë e shekullit: skuadra gjermane është 50 ndeshje pa humbje dhe vetëm tri ndeshje larg përfundimit të një edicioni të plotë pa disfatë.
Granit Xhaka, transferimi i verës nga Arsenali, ka luajtur në 47 nga 50 ndeshjet ku Leverkuseni nuk di për humbje. Hera e fundit që humbi në nivel klubesh ishte maji i kaluar, kur Nottingham Foresti i dha fund zyrtarisht sfidës së Arsenalit për titull në Angli.
Është të paktën një lojtar që e kalon Xhakën.
“Demetrio Albertini mbeti i pamposhtur në 73 ndeshjet e tij të para zyrtare për Milanin: 53 ndeshje në Serie A, 13 në Kupë të Italisë, një ndeshje në Superkupën e Italisë dhe gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve”, shkruan Dirk Maas.
Seria e pamposhtur e Albertinit mori fund më 17 prill 1993, kur Milani humbi 3:1 në shtëpi nga Juventusi në Serie A.
Ecuria pa humbje e Albertinit te Milani zgjati më shumë se katër vjet, megjithëse ai u bë i rregullt vetëm në fillimin e edicionit 1991/92. Ai kaloi pjesën më të madhe të sezonit paraprak si huazim në klubin e Serie B, Padova.
Katër nga 73 ndeshjet e Albertinit u zhvilluan përpara se ai të shkonte në Padova.
Seria e Albertinit prej 73 ndeshjesh pa humbje është raportuar një rekord në pesë ligat më të mira të Evropës.
Seria prej 73 ndeshjes pa humbje për Albertinin mori fund në prill, kur Milani humbi gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Albertini gjithashtu mungoi kur Milani humbi 1:0 në shtëpi ndaj Parmas në mars të vitit 1993, duke i dhënë fund serisë së jashtëzakonshme pa humbje në 58 ndeshje në Serie A.
Xhaka në 47 ndeshje ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me dy asistime. Leverkuseni ndeshjen e fundit në Bundesligë e luan të shtunën ndaj Augsburgut. Më 22 maj në finale të Ligës së Evropës do të përballet me Atalantan, kurse më 25 maj do ta zhvillojë finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Kaiserlauternit.
Titullin në Bundesligë e ka siguruar, ndërsa synon suksesin edhe në Ligën e Evropës dhe në Kupën e Gjermanisë.