Futboll

Zbulohen detajet e kontratës së Ardon Jasharit

Ardon Jashari

Ardon Jashari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Milanin të mërkurën. Kalimi i Jasharit nga Club Brugge i kushtoi Milanit 34 milionë euro. 

“La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar të enjten më shumë detaje rreth bonuseve të përfshira në marrëveshje, duke paraqitur në detaje se kur do të aktivizohen ato. 

Bonusi i parë me vlerë 1 milion euro, do të paguhet nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve gjatë kontratës pesëvjeçare të Jasharit. 

I dyti, gjithashtu me vlerë 1 milion euro, do të realizohet nëse Milani e fiton titullin.

I treti do të paguhet nëse Milani arrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Bonueset do të aktivizohen deri në skadimin e kontratës aktuale 2030 dhe Jashari duhet të jetë pjesë e skuadrës kuqezi.