Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të kthehet të luajë sërish në Ligue 1 të Francës.
“Mediafoot” i Italisë ka shkruar se Marseille ka shprehur interesim për transferimin e Zhegrovës.
“Marseille po planifikon riorganizim në sulm dhe po monitoron situata të caktuara në Serie A. Rasti i Zhegrovës është veçanërisht i rëndësishëm”, shkruan mediumi italian.
Zhegrova më herët ka luajtur me sukses për Lillen. 26-vjeçari kaloi te Juventusi nga skuadra franceze vitin e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe Juven ka kontratë deri në qershor të vitit 2030. Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit aktual të Juventusit, Luciano Spalletti.
Në të gjitha garat, në total i ka 374 minuta në fushë prejse iu bashkua Juventusit.