Horoskopi ditor - 01 Mar 2024
Dashi
21 mars - 19 prillJeni në nxitim për të marrë rezultate. Disa njerëz do të preferojnë të punojnë më ngadalë. Nëse keni nevojë për mbështetjen e tyre për t'i bërë gjërat, ngadalësoni edhe ju. Një koment i pakujdesshëm mund të çojë në një keqkuptim. E një mundësi krijuese do të jetë emocionuese. Mos u nxitoni.
Demi
20 prill - 20 majNjë mik ose koleg po ju zhgënjen duke bërë premtime që e di se nuk mund t’i përmbushë. Ju nuk e gjykoni sepse e dini se i mungojnë disa aftësi, mirëpo prapë ndjeheni i zhgënjyer nga premtimet e shumta që po bën.
Binjakët
21 maj - 20 qershorPërfundimi i një projekti të kamotshëm do t’ju bëjë të ndiheni më i lirë. Çfarë nuk e keni kuptuar deri tash është admirimi i të tjerëve që kanë për ju, si rrjedhojë e punës që bëni për t’i arritur qëllimet. Lëvdatat, që po i merrni, i meritoni plotësisht.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikEmocionet kanë një ndikim në funksionin tuaj kognitiv. Nëse dikush përpiqet t’ju bindë që t’i injoroni ndjenjat tuaja, do të ndiheni sikur kjo është një formë mosrespketi ndaj jush.
Luani
23 korrik - 22 gushMos u befasoni nëse e shihni veten teksa po kaloni më shumë kohë me disa njerëz ambiciozë në një ngjarje glamuroze. Pajtohuni në bashkimin e forcave me një mik të talentuar, sepse së bashku do të krijoni diçka të bukur.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorDikush do të tentojë t’ju shpërqendrojë nga një detyrë e rëndësishme, të cilën ju duhet ta përfundoni patjetër. Nëse ju dëshironi të vazhdoni me detyrën tuaj, bëhuni më i drejtpërdrejtë në përgjigjet tuaja.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNë një test, a në një intervistë do t’ju duhet të thoni gjënë e duhur në momentin e duhur. Koha është shumë e rëndësishme për ju, sidomos tash që keni një mundësi biznesi.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjë keqkuptim mund të zgjidhet edhe nëse kjo do të thotë që ju jeni ai që duhet të lëshoni pe fillimisht. Tensioni në një partneritet ju ka shkaktuar shqetësime dhe do të dëshironi të bëni gjithçka që mundeni për ta lehtësuar këtë situatë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorPrishja e një pajisjeje do t’ju kushtojë shumë. Kjo po ndodh tamam në kohën kur keni probleme tjera financiare. Një mik i juaji do të habitet kur ta refuzoni një ftesë për t’u argëtuar.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarQëndroni i gatshëm dhe i përgatitur për të marrë detyra të rëndësishme. Hezitimi vetëm do t’jua marrë kohën. Në disa situata ju duhet të mendoni dhe veproni shpejt. Bëni disa hulumtime për kompaninë para se të aplikoni.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtSjellja e ashpër e një të afërmi do ta shtojë presionin emocional te ju. Edhe pse ndiheni në këtë mënyrë, mundohuni t’i shmangni dramat brenda familjes. Do të ndiheni shumë pasionant dhe i fuqishëm për realizimin e disa ideve që keni për t’i realizuar.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsÇdo gjë që ju sfidon fizikisht, emocionalisht ose intelektualisht do t’ju tërheqë. Ju mund ta bëni përpjekjen tuaj të parë në një sport të ri, të filloni me romanin që keni menduar gjithmonë ta shkruani ose ta shijoni një takim pasionant. Të jeni gati për sfida.