Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 29 Feb 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Edhe pse jeni të prirë ta zgjidhni vetminë në përpjekje për ta shmangur dikë me të cilin keni debatuar kohët e fundit, mund të kërkoni shoqërinë e një shoku inteligjent. Biseda me të do t’ju bëjë mirë.

Demi

20 prill - 20 maj

Një partner a një i afërt po shpreson se do ta ndihmosh në lidhje me planet për të shkuar në pushime ose te një familjar që jeton më larg. Nëse kjo është diçka që ka dëshiruar prej kohësh, mos ia prish qejfin.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Do të jetë e turpshme të kërkosh ndihmë pasi të jesh vullnetar për të marrë përsipër një detyrë të madhe. Sapo të kuptoni se kjo punë është përtej aftësive tuaja, pranoni se keni vlerësuar gabimisht aftësitë tuaja. Nëse luftoni vetëm, thjesht do ta bëni një rrëmujë të madhe.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Një situatë në të cilën jeni tani pasqyron pothuajse saktësisht një vizion që e keni pasur së fundmi. Kjo ngjarje do të duket pothuajse e mbinatyrshme, por është jeta reale dhe nëse nuk bëni dallimin midis faktit dhe fantazisë, mund ta gjeni veten në telashe.

Luani

23 korrik - 22 gush

Lidhur me një temë të caktuar nuk po e merrni miratimin e një partneri ose të afërmi të ngushtë. Ju dëshironi të dini më shumë pse nuk keni mendimin e njëjtë në këtë çështje. Disa aktivitete do t’i mbani sekret për momentin.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Ju e dini se po punoni për një çështje që nuk është vërtet një problem i madh. Mirëpo lodhja, puna e tepërt dhe tensioni mund të shkaktojnë ekzagjerim të problemeve në mendjen tuaj. Mendoni për delegimin e disa përgjegjësive.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Veproni me qetësi dhe logjikë kur përballeni me një dilemë të papritur dhe një situatë e çuditshme do të dalë në avantazhin tuaj. E keni të vështirë të kuptoni një mik apo të afërm që këmbëngul të kapet pas të shkuarës kur ka shumë në të tashmen për të cilën duhet të jenë të lumtur.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Ju e dini se po merrni vendimet e duhura edhe nëse kjo do të thotë se ndryshime të mëdha do të vijnë. Përfundimi i një marrëdhënieje do t’ju hapë rrugën për mundësi të reja në të ardhmen. Sot do të keni një ditë interesante.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Ju duhet të jeni krenarë për mënyrën se si i keni trajtuar financat edhe nëse jeni të lodhur duke numëruar vazhdimisht qindarkat. Nuk do të jeni të lumtur kur një pajisje prishet dhe ju duhet të gjeni para për ta rregulluar atë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Është koha për t’u ashpërsuar në punë. Mos i jepni para hua dikujt që nuk ua kthen kurrë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Njerëzit po mbështeten te ju dhe për këtë arsye është shumë e vështirë t’i injoroni problemet që ua shpalosin. Dëshironi të jeni i lirë ta bëni atë që dëshironi, por kjo nënkupton se nuk duhet të mendoni për të tjerët, thjesht për veten.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Pranoni një sfidë që ju emocionon dhe mbështetuni tek energjia e këtij viti të brishtë. Ju mund të pyesni veten nëse keni aftësinë për të arritur një qëllim të caktuar. Nuk do ta zbuloni kurrë nëse nuk provoni.