Horoskopi ditor - 08 May 2023
Dashi
21 mars - 19 prillE meritoni famën që e keni fituar nga puna e madhe që e keni bërë në të kaluarën. Nëse ju ofrohet ndonjë ofertë interesante, me gjasë duhet ta pranoni për shkak se e meritoni plotësisht këtë gjë. Disa lajme të bukura në familje do ta largojnë tensionin që ka qenë në shtëpi.
Demi
20 prill - 20 majNjë i afërm i ri në moshë nuk po mund të blejë diçka. E dini se sa shumë do të thotë kjo për ta dhe nëse mundeni, do t’iu ndihmoni duke iu ofruar para hua. Nëse nuk keni mjaftueshëm para, do të ishte budallallëk t’iu ofroni hua, gjë që mund t’ju lërë keq, pa marrë parasysh se sa shumë doni t’iu ndihmoni.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNjë anëtar i familjes ka nevojë ta nxjerrë jashtë diçka që po e mundon. Rrini me ta e dëgjoni hallet e tyre. Një i afërm i moshuar apo fqinj do të bëjë deklarata të ekzagjeruara rreth shëndetit të tyre apo një problemi në komunitet. Nëse e kontrolloni pak se ç’po thonë, do ta kuptoni se e kanë gabim.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNjë mesazh i çuditshëm do t’jua bëjë ditën të pazakontë. Në fakt do të ketë pak gjëra të zakonshme në shtëpi apo në vendin e punës, përderisa vazhdojnë të ndodhin gjëra të çuditshme, të cilat ju befasojnë. A jeni të lidhur shumë me dikë? Partneri juaj nuk është në gjendje të mirë dhe nuk do të rrijë në një vend për shumë gjatë.
Luani
23 korrik - 22 gushBashkëpunimi, në formën online dhe në komunitet do t’ju sjellë mundësi të reja apo do të fitoni mbështetje për disa ide që keni. Të gjitha gjërat e papritura po jua ngarkojnë jetën. Nuk keni energji që të merreni me gjëra të tilla, por nëse përqendroheni në disa gjëra që ju interesojnë më së shumti, atëherë do të kënaqeni më shumë me këtë punë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorDo të mund të keni nevojë të harxhoni më shumë para sesa që keni menduar në rrugën drejt suksesit. Një ambicie që keni qenë të vendosur ta përmbushni këtë vit, ka ende shpresa se mund ta arrini. Tashmë i keni kapërcyer shumë pengesa. Të jini të sigurt që një investim do t’ia vlejë barra qiranë për çfarëdo shqetësimi që do të keni në të ardhmen.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNjë fqinj i vetmuar do ta mirëpresë telefonatën apo vizitën tuajën. Mos u befasoni nëse ju mbajnë për të biseduar më gjatë sesa që keni pritur. Një partner do që të diskutojë për planet e së ardhmes. Idetë e tyre do të jenë shumë më ambicioze se që keni pritur. Edhe pse disa mund t’ju duken joreale, të tjerat do të jenë praktike dhe në fakt nuk do t’i ndaloni që të ëndërrojnë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorKur bëni gjëra që i doni, paratë vijnë vetvetiu. Krijoni hapësirë në jetën tuaj për hobi dhe gjëra që ju sjellin kënaqësi. Fitimi i parave nga një talent kreativ është mundësi e mirë. Qoftë ai gatim, blog, fotografi, do të ketë efekt pozitiv në bilancin tuaj bankar.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNjerëzit në pushtet do ta mbajnë në mend se sa të dobishëm jeni, kur do të mund të keni nevojë për ta në të ardhmen. Nuk do t’ju duhet të mundoheni edhe shumë që t’i plotësoni dëshirat e tyre. Disa prej kërkesave të tyre mund t’ju nervozojnë, por mos e shfaqni. Buzëqeshni dhe ndihmoni sa më shumë që mundeni. Mbështetja juaj do të jetë e dobishme për ju në të ardhmen.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNjë projekt për ta riparuar shtëpinë do të shkojë më mirë se që prisni. Keni nivel të lartë të energjisë dhe kjo gjë ju jep motiv për të vazhduar edhe kur të tjerët duan të heqin dorë. Një mik i vjetër apo një ish i dashur do të kthehet në jetën tuaj. Do të jetë goxha argëtuese, kur bisedoni për kohërat e vjetra.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtJeni duke menduar për të bashkëjetuar me partnerin apo që ta ndani shtëpinë me dikë tjetër. Duhet ta merrni parasysh sigurinë në shtëpi. Duhet të jeni të sigurt se vendimet tuaja do ta krijojnë sigurinë tuaj afatgjatë. Mos injoroni çfarëdo dyshimi që po iu sillet nëpër kokë. Diskutoni për këto gjëra dhe do të jeni më të sigurt se çfarë vendimi duhet të merrni.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNjë mik që zakonisht është gati për aventura, do ta refuzojë ofertën tuaj për të provuar diçka të re. Kjo mund t’ju mërzisë, pasi keni pritur se do t’i mirëpresin idetë tuaja. Mos lejoni që kjo gjë t’ju ndalojë për t’i përmbushur planet që keni. Mund të lindin shoqëri të reja nga udhëtimet apo aktivitete me njerëz të ri.