Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 14 May 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Po bëhen marrëveshje të reja me shpresën se do t’ju ndihmojnë në të ardhmen. Rregullat dhe procedurat në vendin e punës i kanë llogaritur problemet e kaluara dhe mundësitë e ardhshme. Jeta është më ndryshe dhe jeni duke ndryshuar për t’iu përshtatur rrethanave të reja. Kjo është mënyra se si e ktheni diçka të re në pjesë të normalitetit tuaj.

Demi

20 prill - 20 maj

Do t’ju duhet shumë energji për punët që i keni pranuar më herët gjatë ditës. Për këtë arsye do të jetë mirë ta merrni me ngadalë që në fillim. Të kaloni pak orë duke u çlodhur me një hobi, do t’jua përkujtojë se sa shumë kënaqeni kur merreni me këtë aktivitet dhe se si vazhdoni t’i premtoni vetes që të ndani më shumë kohë për gjërat që ju lumturojnë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Shmanguni njerëzve apo situatave pesimiste. Mos shpenzoni shumë kohë me një koleg të vjetër, i cili vazhdimisht i kritikon përpjekjet tuaja. Mos lejoni që komentet e tyre t’jua ulin vetëbesimin. Jini të vëmendshëm se si flisni me veten dhe përqendrohuni në mendime pozitive që ju japin fuqi mendore dhe guxim për të vepruar.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Ju acarohen nervat kur mundoheni të flisni me dikë që vazhdimisht shkruan apo flet me njerëz në telefon. Ndiheni sikur nuk jeni të rëndësishëm për ta dhe nuk po brengosen se çfarë po thoni. Duhet t’i bëni që ta kuptojnë se si e shihni sjelljen e tyre të palakmueshme.

Luani

23 korrik - 22 gush

Keni punuar fort dhe e meritoni të shpenzoni para për veten. Keni qenë duke kursyer shumë së fundmi dhe edhe pse nuk keni qenë keq, po filloni të brengoseni. Nuk do t’ju dëmtojë asgjë nëse e kënaqni pak veten. Vetëm shikoni me kujdes që të mos i kaloni kufijtë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Më në fund do t’i shihni rezultatet e punës së madhe që e keni bërë më herët. Do ta kuptoni vonë se keni arritur edhe më shumë sesa keni pritur. Një i afërm ka pasur shpresë se do t’i thirrni, por për arsye të ndryshme i keni shtyrë vazhdimisht këto plane. Edhe nëse është vetëm një vizitë e shkurtër, kjo do t’ua ndreqë ditën.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Jeni personi më diplomatik në ekipin tuaj dhe të tjerët i kanë sytë nga ju që t’i zgjidhni disa grindje. Do t’i dëgjoni të dyja palët para se të bëni ndonjë sugjerim se si të gjendet një kompromis. Shkëlqeni në gjetjen e fjalëve të duhura për ta zbutur dikë i cili nuk po ndihet mirë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një bisedë e sinqertë me partnerin tuaj apo me një mik të ngushtë është ajo që të dy keni pasur nevojë. Ka disa gjëra që së fundmi keni pasur nevojë t’i nxirrni nga vetja. Këto mund të duken të parëndësishme për disa njerëz, por disa probleme kanë qenë duke ju sjellë nëpër kokë. Do të befasoheni se sa shumë do të ndiheni të çlodhur pasi të shpreheni.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Mesazhet, thirrjet dhe njerëzit që duan të flasin me ju do të thonë se nuk do të mund t’i kryeni të gjitha punët që keni planifikuar. Pa marrë parasysh, do të kënaqeni me këto biseda dhe kur dikush kërkon ndihmën tuaj për një detyrë kreative, nuk do të ketë arsye më të mirë se kjo që të pushoni pak prej detyrave praktike.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Jeni përpjekur shumë për një punë apo një projekt familjar. Njerëzit e tjerë duan të përfshihen, por parapëlqeni ta përfundoni vetë. Mos ngurroni t’i ndaloni këdo, që duket se po jua humb gjithë punën tuaj të mirë. Një i afërm që ka qenë duke u sjellë çuditshëm së fundi, por duket se do të ndryshojë. Do të jini të lumtur për të harruar e për t’i falur.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Të qenët proaktiv do t’ju sjellë arritje pozitive. Aftësia që keni për t’i kapur gjërat menjëherë, do të tërheqë mundësi të reja dhe të gjithë do t’i shohin talentet tuaja. Jini kureshtar dhe ndiqni çka do që ju ngjall interes dhe entuziazëm. Bëni shumë pyetje nëse doni të dini më shumë rreth një teme apo rreth mundësive të reja. Ndiheni më të lumturit në botë, kur keni shumë njerëz përreth jush.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Është fatkeqësi që disa njerëz përreth jush nuk po ndihmojnë, veçanërisht kur jeni duke u munduar ta merrni një punë të vështirë. Kolegët do të kenë gjëra të tjera për të bërë, që sipas tyre janë më të rëndësishme. Do të donit që dikush të ishte më bashkëpunues. Mos e harroni këtë moment, kur në të ardhmen do të kërkojnë ndihmë nga ju.