Horoskopi ditor - 13 Jun 2023
Dashi
21 mars - 19 prillKeqkuptimet në lidhje mund t'ju zemërojnë ju, partnerin tuaj ose të dy. Po mendoni që me anë të disa mënyrave ta manipuloni këtë situatë në të mirën tuaj, por tregohuni të matur në lidhje me disa nga taktikat e përdorura. Nuk doni ta lëndoni askënd, por puna mund të vijë deri aty.
Demi
20 prill - 20 majDikush do t’ju japë disa lajme që do t’ju shqetësojnë. Reagimi juaj ju befason sepse keni menduar se jeni përgatitur për çdo gjë. Meqenëse jeni të vendosur të qëndroni pozitivë, do t'i jepni vetes kohë që keni dëgjuar para se të reagoni.
Binjakët
21 maj - 20 qershorGrindjet në vendin e punës po e ngadalësojnë përparimin. Kjo është zhgënjyese, por humbja e durimit nuk do të ndihmojë. Do të jetë sharmi juaj, karizma dhe qëndrimi ndihmues që do ta fitojë mbështetjen që ju nevojitet. Bëhuni shumë të sjellshëm nëse është shefi juaj ose një koleg me përvojë, ata që po përpiqeni të fitojnë përballë jush.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikLidhjet e forta me një mik apo partner biznesi do t'ju bëjnë që të punoni me shumë kënaqësi së bashku drejt një qëllimi të lartë. Fuqia e sugjerimit mund të jetë pasuri në çështjet e biznesit dhe do jetë pak më e fortë se zakonisht kur i shprehni idetë tuaja.
Luani
23 korrik - 22 gushJeni të mërzitur me mënyrën se si një i afërm në moshë po refuzon t’i marrë parasysh ndjenjat tuaja. Ata po i japin pikëpamjet e tyre me zë të lartë dhe të qartë, por nuk duan t'ju dëgjojnë. Kurrë nuk do të gjeni një kompromis, derisa ata të jenë të gatshëm t'ju takojnë në gjysmë të rrugës. Megjithëkëtë, mos e mundoni veten. Nëse kaloni kohë me diçka kreative ose qe jua stimulon trurin, do t’ju bëjë shumë mirë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorMund të bëni shumë për t’ua përmirësuar jetën të tjerëve. Qëllimi juaj është t’i ndihmoni njerëzit që nuk kanë shumë mundësi në lagjen tuaj. Kjo mund të bëhet me një organizim ose duke bërë një performancë për mbledhje fondesh. Përveçse do të jetë fitimprurëse dhe argëtuese, mund të keni mundësi interesante përmes lidhjeve tuaja shoqërore.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorTregohuni të durueshëm me gjërat që po ndodhin në jetë. Doni të keni rezultate dhe kjo do të thotë se do t’i nxisni të tjerët që të punojnë më shumë. Nëse e vëreni se dikush nuk po angazhohet edhe aq shumë në një punë të përbashkët, ndoshta duhet të veproni.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorAktualisht prioritet e keni familjen. Diskutimet rreth edukimit të fëmijëve apo mirëqenies së një familjari të vjetër do të jenë të mbushura me tension. E kishit ditur se nuk do të jetë e lehtë. Doni që të tjerët t’i bëjnë gjërat që ju mendoni se janë të duhurat, por ndoshta për ta nuk vlen kjo.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorPo mendoni për bisedat e fundit që keni pasur dhe po përpiqeni ta kuptoni pse disa njerëz ndihen ashtu siç ndihen. Nëse nuk pajtoheni me ta ose jeni prekur nga fjalët e tyre, përpiquni ta largoni këtë nga mendja dhe mendoni për diçka tjetër. Mos lejoni që mendimet tuaja të bien pre e kësaj çështjeje.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNjë vendim impulsiv për punë ose karrierë mund të dukej i mirë në atë kohë. Tani jeni të shqetësuar nëse e keni bërë zgjedhjen e duhur. Tani që më jeni zotuar për të bërë diçka të tillë, do të keni nevojë për më shumë se vetëm komentet e një konkurrenti për t'ju larguar nga aty.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtJu rrezatoni bukuri kudo që të shkoni. Edhe nëse nuk doni të tërhiqni vëmendje, kjo duket se është e pashmangshme. Nëse e mbështesni një organizatë bamirëse do të rritet popullariteti juaj dhe mund të takoheni me disa njerëz shumë të rëndësishëm përmes takimeve. Bëhuni gati për t’i pezulluar planet personale.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsZhgënjimi me veprimet e dikujt që i besuat do t’ju ndikojë keq. Një mënyrë për ta kthyer një përvojë të keqe në diçka pozitive do të ishte të ktheheshit në fillim dhe të fillonit nga e para. Do t’i arrini qëllimet tuaja përmes durimit dhe takimit me të tjerët në gjysmë të rrugës.