Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 17 Jun 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Nuk ka rëndësi nëse gjërat nuk po ecin aq shpejt për ju apo nëse jeni duke u penguar gjatë rrugës. Ajo që ka rëndësi është se vazhdoni të keni besim te vetja. Nëse ndesheni me disa sfida për herë të parë, vazhdojeni rrugën dhe do të zbuloni diçka të re për veten.

Demi

20 prill - 20 maj

Shikoni nëse ka diçka që po keni vështirësi. Kërkoni ndihmë nga një mik apo koleg që është i kualifikuar apo që ka kaluar nëpër të njëjtat gjëra. Nëpërmjet shpjegimeve dhe ndihmës së tyre praktike, do të mësoni shumë shpejt. Kur mundoheni t’i kuptoni vetë gjërat, veç sa ju ngadalëson.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

I keni disa qëllime të mëdha në kokë. Mund të arrini shumë lart. Besoni se mund të arrini çfarëdo që ia vini vetes si qëllim. Një situatë mund të përkeqësohet para se të përmirësohet, por veçse e prisni këtë gjë dhe jeni përgatitur për të punuar fort derisa të arrini rezultat të kënaqshëm.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Mendimet në momentin e fundit po ju ndalojnë që të ecni tutje me planet të cilat veçse i keni bërë. Papritmas mendimi se kjo gjë mund t’ju sjellë ndryshime, do t’ju vërë në siklet. Tashmë i keni llogaritur të mirat dhe të këqijat, kështu që mos dyshoni te vetja. Përqafojeni ndryshimin. Provoni diçka të re.

Luani

23 korrik - 22 gush

Keni përgjegjësi të mëdha. Do të bëhen gabime nëse e shtyni veten përtej kufijve tuaj. Do të mund t’ju duket sikur nuk keni zgjidhje tjetër, përpos se të vazhdoni, ndonëse keni shumë presion. Pushoni pak nëse ndiheni të lodhur dhe mos u ndieni në faj për këtë gjë. Keni nevojë për t’i rimbushur bateritë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Gjithmonë i keni marrë seriozisht obligimet tuaja, por po filloni t’i ndieni efektet e punës së tepërt. Askush nuk do të dalë kundër jush, nëse e pranoni se keni nevojë për pushim. Presioni është shtuar shumë dhe keni nevojë që të bëni një hap prapa nga puna për pak kohë. Nuk do të zgjasë shumë dhe do të ktheheni përsëri me plot energji.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Para se vetë ta vëreni do të vazhdoni përsëri me rrugën tuaj. Çfarëdo vonimi mund të përdoret në të mirën tuaj. Përdoreni këtë kohë për t’u përgatitur për valën e ardhshme të aktiviteteve që do të vijnë drejt jush. Shumë shpejt do të arrini vetë diçka shumë të veçantë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Vendosjani vetes qëllimet tuaja. Është koha t’i shfaqni aftësitë që keni. Dëshmojeni ekspertizën tuaj duke e marrë kontrollin e një projekti grupor. Bëjeni të mundur që të gjithë ta shohin se sa të mirë jeni. Flisni rreth arritjeve tuaja në të kaluarën. Njerëzit që kanë nevojë për mbështetjen tuaj po ju dëgjojnë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Zgjidheni atë që është më e duhura për ju. Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë apo thonë të tjerët. Ka mundësi se ka arsye logjike prapa veprimeve të tyre, por nëse nuk pajtoheni me gjërat që po ndodhin, flisni. Nëse jeni të ri në një vend pune apo ekip studimi, ofroja vetes mundësinë për t’u njohur me të tjerët.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Bëni pyetje, hulumtoni dhe do t’i gjeni përgjigjet për gjëra të cilat nuk i kuptoni. Mendoni para se të veproni. Keni prirje që të harxhoni shumë në një dhuratë ditëlindje për një person të veçantë, por duhet të mendoni pak për veten.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Qasja e qëndrueshme dhe e ngadalshme ndaj punës së re apo një detyre studimi do t’jua sqarojë më shumë gjërat. Pyetni sa herë që jeni të hutuar. Lini që gjërat të rrjedhin natyralisht. Provojeni një mënyrë të re nëse e para nuk funksionin. Gjithmonë mund të kthehen te gjërat e të kaluara.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Stresi dhe shqetësimet rreth ndryshimeve që po ndodhin në jetën tuaj po ju sjellin net pa gjumë. Sa më të lodhur që të jeni, aq më të vështirë e keni t’i qetësoni mendimet. Koka juaj po punon më shumë se që duhet dhe imagjinata po ik me ju. Mundohuni që të përqendroheni në këtë moment të jetës, i cili është realiteti juaj.