Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 20 Jun 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Ani pse ju pëlqen të ndani ide dhe të punoni si ekip, ka edhe disa herë të tjera që është më lehtë të mos bëni kompromis. Ju i vlerësoni përpjekjet e të tjerëve për t’u ndihmuar, por tani për tani, ju do të preferoni të vazhdoni të punoni vetë.

Demi

20 prill - 20 maj

Dikush nga pas do t’ju lavdërojë dhe një ofertë e papritur do të vijë drejt jush dhe do t’ju mbajë të motivuar për të vazhduar më tutje. Një kërkesë apo një aplikacion do të aprovohet së shpejti. Keni qenë të përgatitur për të pritur më gjatë për t’ju mbështetur, por kjo do t’ju vijë si një surprizë e këndshme.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

S’po pushoni së kërkuari argëtim dhe aventurë. Familja dhe miqtë nuk janë entuziastë t’ju bashkëngjiten në një rrugëtim të tillë. Ata kanë tashmë disa plane të tjera për ta kaluar ditën që nuk mund të anulohen. Nuk është se nuk i pëlqejnë idetë tuaja, por vetëm ju duhet informim paraprak, në mënyrë që të përgatiten.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Jeni lodhur duke i dhënë para borxh shokut tuaj që shpenzon shumë dhe nuk jua kthen paratë asnjëherë. Sot prapë do të vijnë te ju për t’ju treguar një tregim se sa pafat janë. Të blini diçka speciale për vete është një mënyrë e mirë për ta ndaluar një person manipulues t’ju shfrytëzojë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Përderisa shkoni hapave të njëjtë me familjen, miqtë dhe kolegët tuaj, ju mund të diskutoni rreth gjithçkaje dhe të jeni dakord me njëri-tjetrin. Tani është koha më e mirë për të bërë plane për një pushim dhe aventurë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Mundësi të këndshme janë përreth jush, kjo vjen falë mendjes suaj fleksibile. Jeni të gatshëm të eksperimentoni më shumë se zakonisht pasi që po e shihni se mënyrat e reja të punës mund të jenë më beneficiale. Shokët që kanë më shumë imagjinatë po ashtu edhe kolegët, do ta pëlqejnë më shumë këtë anë kreative tënden.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Shokët, të afërmit dhe ata që të rrethojnë çdo ditë do të drejtohen kah ju për t’ju ndihmuar rreth balancimit të disa bisedave. Ju keni një intuitë shumë të zhvilluar dhe kjo ju ndihmon që ta kuptoni kur tensioni rritet. Edhe pse ndonjëherë ndoshta edhe do të lodheni së qeni ju ajo/ai që nonstop promovon harmoni dhe bashkëpunim.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

T’i kundërvini forcat nga pikëpamja, bindja e mendimi i dikujt tjetër do të shkaktojë vetëm tension dhe jo harmoni. Të punuarit me një grup të madh të njerëzve nuk do të shkojë mirë. Gjithkush e ka mendimin e vet dhe askush nuk po dëshiron të dëgjojë mendimet e dikujt tjetër. Kur e ndieni se po ju ngrihet nervozi, dilni nga dera më e parë që gjeni.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Ju nuk do ta lejoni veten të pengoheni nga persona që hezitojnë të kenë qëllime të mira. Ju e dini se çfarë dëshironi të bëni, ju e dini se ky plan është i ndjeshëm dhe nuk do të lejoni që askush t’ju pengojë. Mund ta shfrytëzoni energjinë e madhe që e keni për të shndërruar ëndrrat dhe dëshirat në realitet.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Ende nuk jeni të sigurt se si do ta ndërtoni një të ardhme të sigurt për ju, por megjithatë kjo është ajo që dëshironi të bëni. Shpresa juaj është që mbani një lloj sensi të sigurisë emocionale e financiare. Në mënyrë që ta arrini këtë ju duhet të rrini me njerëz që janë të sinqertë, të ndjeshëm dhe të besueshëm.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Jeni shumë optimist se do të jetë më e lehtë se zakonisht ta injoroni çdokënd që kundërshton rreth diçkaje që po planifikohet apo propozohet. Megjithatë, nuk mund ta shpjegoni këtë ndjenjë që po ju tregon se disa aktivitete që do të ndodhin sot do të jenë të suksesshme.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Njerëzit që kanë pasur pak problem që t’i ndajnë pikëpamjet e tyre me të tjerët do të kenë nevojë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj. Ju mund ta shfrytëzoni në favorin tuaj këtë fazë që ndiheni në harmoni për të inkurajuar një përpjekje bashkëpunimi. Ky është shansi që keni pritur për t’i rregulluar gjërat sipas dëshirës suaj.