Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 25 Oct 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Megjithëse nuk mund të përshtateni me të gjithë në grup, jeni ende të nevojshëm aty. Përqendrohuni në obligimet e juaja dhe përfundojini ato në mënyrën më të mirë. Rivaliteti duhet të lihet anash për disa ditë që puna në grup të ketë sukses.

Demi

20 prill - 20 maj

Do të vini re ndryshime pozitive në marrëdhëniet që kanë qenë të tensionuara së fundmi. Një punë në shtëpi duhet të kryhet sa më shpejt. Në vendin e punës do të keni gjithçka nën kontroll dhe kjo falë punës suaj të zellshme dhe vendosmërisë që tregoni gjithmonë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Regjistrimi në një kurs për kreativitet ose diçka që ju pëlqen do ju bëjë mirë. Jo vetëm se do ta zgjeroni rrethin shoqëror, por do i zhvilloni edhe kreativitetin. Mos i lini planet të mbesin thjesht fjalë. Realizojini ato plane që i keni përmendur disa herë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Nuk ndiheni ende rehat me një situatë të vështirë që po vazhdon të jetë në fokus. Komentet që dëgjoni do ju bëjnë më të tensionuar. Do të ndiheni sikur po fundoseni. Sa më shpejtë që të ktheheni në situatën normale aq më mirë për ju.

Luani

23 korrik - 22 gush

Problemet familjare po ju mërzisin. Në këtë situatë nuk jeni në gjendje t’i përfundoni disa marrëveshje të ndërlikuara. Sa më shpejt që u jepni fund atyre, aq më mirë për ju. Do ta vini re se as nuk po bëni gjumë efektiv. Kur jeni të tensionuar do ju duhet dyfishi i vëmendjes normale për punët e zakonshme në mënyrë që të shmangni gabimet.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Së fundmi jeni duke menduar shumë si ta zgjidhni një problem të kamotshëm. Daljet e shpeshta me shoqëri po ju mbajnë të zënë dhe nuk po arrini të mendoni më së miri për zgjidhje. Shfrytëzojeni kohën më miqtë për të marrë më shumë ide se si t’u jepni fund problemeve tuaja.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Diskutimet financiare me partnerin do ju bëjnë shumë mirë. Mënyra se si i shohin gjërat do ju befasojë, sidomos pasi kanë qëndruar gjithmonë të heshtur në këto diskutime. Idetë e tyre do të jenë shumë rëndësishme për ju. Fakti se nuk keni biseduar më herët me partnerin për këtë çështje po ju mërzit pak.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Problemet do të trajtohen dhe do të zgjidhen më shpejt dhe me sukses kur punoni me kolegët tuaj si ekip. Puna e përbashkët është ajo që ju duhet për ta arritur një synim të përbashkët. Në mbrëmje, blini diçka që ju bën të lumtur.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Nëse përfshiheni në një grup që punon në presion, e bëni për shkak se e dini vlerën e kësaj pune. Çfarëdo lloj synimesh që keni vendosur për sot, nuk do i lini pa i arritur.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Refuzoni të qëndroni në një situatë të pakëndshme. Dikush që po ju ngacmon në rrjetet sociale duhet të bllokohet. Nisja e një debati vetëm sa do t’ju acarojë më shumë. Provoni të qëndroni të qetë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Miqtë dhe të afërmit presin nga ju që të merrni pjesë në disa aktivitete që juve ju mërzisin shumë. Disa punë për të cilat keni pranuar t’i kryeni ju bëjnë të ndiheni tmerrshëm dhe tash mendoni sikur të mos i kishit marrë përsipër. Sidomos kur ju bie ndërmend si do të kishit kaluar diku tjetër.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Nuk ka rëndësi sa shumë ju mundon një punë a një mësim për të përfituar aftësi të re. Sa më shumë që praktikoni aq më i mirë do të jeni. Më e rëndësishmja është të keni vullnetin.