Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 24 Oct 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Një përpjekje për të punuar në ekip, duket se nuk po ecën mirë. E vetmja mënyrë që të jeni në gjendje të punoni së bashku në harmoni, pa prishur atmosferën për të gjithë të tjerët, është ta bëni një lloj kompromisi. Kjo të paktën nuk do të krijojë tension mes jush.

Demi

20 prill - 20 maj

Ju dëshironi të ndryshoni diçka dhe jeni në rrugën e duhur. Jeni duke marrë vendime praktike dhe keni shumë ndikim tek ata që ju rrethojnë. Trajtimi që ju i bëni problemeve është tejet efikas. Veprimet tuaja po e sjellin ndryshimin.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Shmangia e aktiviteteve fizike ka filluar t’iu bëjë të ndiheni të vetmuar dhe të izoluar. Qëndrimi në shtëpi vetëm sa e përkeqëson këtë. Përfshihuni në aktivitetet e komunitetit. Së shpejti do të takoni njerëz të rinj.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Diçka që ka të bëjë me një projekt në grup ose një person me të cilin po punoni po ju shkakton shqetësim. Ju nuk po mund t’i injoroni ndjenjat tuaja dhe shumë shpejt do të bëni diçka për këtë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Po ndiheni të detyruar që ta ndihmoni një mik apo të afërm. Ata presin mbështetjen tuaj dhe ju do të bëni përpjekje, nuk ka dyshim për këtë. Megjithatë, mos lejoni askënd që të përfitojë nga mirësia dhe bujaria juaj.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Një çështje familjare po ju bën keq. Ju jeni ngarkuar aq shumë saqë nuk jeni në gjendje të punoni si zakonisht. Kur shqetësimi kërcënon t’iu pushtojë, ndaloni dhe kaloni disa minuta vetëm.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Refuzoni të bëheni pjesë e debateve me të tjerët. Nëse nuk janë të kënaqur me një situatë, lërini ta zgjidhin vetë. Projekti për të cilin jeni duke punuar, do të përfundojë së shpejti. Atëherë do të jeni në gjendje që të kaloni disa ditë pushimi me familje apo partnerin.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Disa pajisje që iu duhen për punë u janë prishur. Ato janë të shtrenjta, por janë gjithashtu edhe të nevojshme. Një mik apo i afërm bujar do t’iu ofrojë ndihmë. Pranojeni këtë ofertë me mirënjohje.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Një sërë gjërash që keni planifikuar gjatë muajve të fundit tani po japin rezultate. Ju synoni të filloni diçka të re. Gjithçka po shkon sipas planit dhe kjo iu siguron se po bëni gjënë e duhur.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Diçka do t’ju bindë se nuk keni pasur fat. Nuk është gjithmonë e lehtë ta pranosh se thjesht ndihesh i lodhur. Qetësia do t’iu ndihmojë. Qëndrimi juaj për atë çështje do të ndryshojë teksa reflektoni me veten tuaj.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

E dini se nga ju pritet të punoni më shumë. E kuptoni pse jeni zgjedhur për një detyrë të caktuar, por gjithashtu do të këmbëngulni se duhet ta përfundoni atë që tashmë keni filluar, përpara se të merrni përsipër ndonjë përgjegjësi të re.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Ju dhe partneri juaj duket se keni pak gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin. Kjo do t’iu bëjë që të bisedoni dhe të sqaroheni me të. Pas kësaj bisede, do ta kuptoni se ai është i duhuri.