Kronikë

Alarm për bombë në një shkollë në Fushë-Kosovë

alarm për bombë

FOTO: KOHA

Një informatë që ndërlidhet me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë-Kosovës, është pranuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e këtij institucioni në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas saj, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë  për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.