Të paktën dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave te kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:20 të së mërkurës.
“Sot rreth orës 06:20 te kazerma Adem Jashari, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë ajo.