Kronikë

Nis operacioni i kërkim-shpëtimit për të zhdukurin në Malishevë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar operacionin e kërkimit për Halim Sopajt, i cili është raportuar i zhdukur që nga 5 tetori në Janiqishtë të Malishevës.

Sipas njoftimit, ekipet e shpëtimit ndodhen aktualisht në terren dhe po vazhdojnë kërkimet me intensitet të lartë.

“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se rastin e ka raportuar bashkëshortja e tij. 

Lexo përditësimet tjera
Policia

Raportohet i zhdukur një burrë në Malishevë

Një burrë nga fshati Janqishtë i Malishevës është raportuar i zhdukur.Sipas raportit 24-orësh, rastin e ka...