Kronikë

Vetaksident në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, një i vdekur

Aksident foto-ilustrim KOHA

Foto-Ilustrim: Driton Paçarada | KOHA

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. 

Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, kur një kamion humbi kontrollin dhe u rrokullis. Drejtuesi i kamionit ka humbur jetën. Vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. 

“Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale.  Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë-kamion, i cili është rrokullisur. Si pasojë e këtij vetaksidenti drejtuesi i kamionit ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve”, ka njoftuar Kelani.