Një burrë është raportuar i zhdukur në Prishtinë.
Rastin në Polici e ka paraqitur vëllai i tij.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti thuhet se është duke u hetuar.