Kulturë

Armend Rexhepagiqi me "Dashni e vjetër" për herë të parë në Ulqin

Armend Rexhepagiqi

"Dashni e vjetër" e ka çuar Armend Rexhepagiqin edhe në Ulqin. Në një koncert organizuar nga Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit, kantautori i njohur ka performuar live rrëzë Kalasë, dhe kjo ka qenë hera e parë e tij në këtë qytet bregdetar.

Ai një nga këngët ia ka dedikuar babait të tij të ndjerë, Jashar Rexhepagiqi. 

"Është hera e parë që këndoj në vendlindjen e tij në Mal të Zi", ka thënë Rexhepagiqi. 

Për një orë e 15 minuta, ai ka sjellë disa prej hiteve të tij në një format koncerti të atij në Prishtinë, me orkestrën drejtuar nga maestro Edon Ramadani.