Kulturë

Rriten arrestimet, por asnjë shenjë drejt kthimit të eksponateve elitare të “Louvreit”

Louvre

Kur u pyet të dielën nëse hetuesit po afroheshin me gjetjen e bizhuterive, prokurorja Beccuau shmangu përgjigjen, duke përmendur sekretin e hetimit. “Ne po shqyrtojmë të gjitha mundësitë në tregun paralel për shitjen e këtyre bizhuterive, gjë që shpresoj të mos ndodhë së shpejti”, ka thënë ajo. “Ato mund të përdoren për pastrim parash, mund të përdoren për tregti; të gjitha pistat po hetohen”

Grabitja e guximshme, e kryer në mes të ditës, ka shkaktuar tronditje në Francë. Katër persona janë akuzuar që prej asaj kohe, por gurët e çmuar të vjedhur – përfshirë një varëse smeraldi dhe diamanti që Napoleon I ia dhuroi gruas së tij të dytë, Marie Louise, dhe një diademë të zbukuruar me 212 perla dhe gati 2 mijë diamante që dikur i përkiste Eugénie, bashkëshortes së Napoleon III – ende nuk janë gjetur

Vjedhja e guximshme në mes të ditës në “Louvre” u krye nga kriminelë të vegjël dhe jo nga profesionistë të botës së krimit të organizuar, ka treguar prokurorja e Parisit, duke i përshkruar dy nga të dyshuarit si një çift me fëmijë.

Ky pohim vjen dy javë pasi hajdutët parkuan një kamion të vjedhur jashtë muzeut më të vizituar në botë, përdorën një tip ashensori mobiliesh për të arritur në katin e parë, pastaj u futën me forcë në një nga sallat më të zbukuruara të muzeut. Më pak se shtatë minuta më vonë, ata u larguan me skuterë duke marrë me vete stoli mbretërore me një vlerë të vlerësuar prej rreth 88 milionë eurosh. 

Kjo grabitje e guximshme, e kryer të dielën në mes të ditës, ka shkaktuar tronditje në Francë. Katër persona janë akuzuar që prej asaj kohe, por gurët e çmuar të vjedhur – përfshirë një varëse smeraldi dhe diamanti që Napoleon I ia dhuroi gruas së tij të dytë, Marie Louise, dhe një diademë të zbukuruar me 212 perla dhe gati 2 mijë diamante që dikur i përkiste Eugénie, bashkëshortes së Napoleon III – ende nuk janë gjetur.

Të paktën një autor tjetër mbetet ende në arrati, tregoi të dielën prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, për rrjetin radiofonik “Franceinfo”.

Mediat franceze kanë spekuluar se hajdutët ishin amatorë pasi doli se ata kishin hedhur gjatë arratisjes stolin më të çmuar — kurorën e Perandoreshës Eugénie, të bërë prej ari, smeraldi dhe diamanti — dhe kishin lënë pas mjete dhe sende të tjera në vendin e ngjarjes që mund të përmbajnë gjurmë të ADN-së së tyre.

“Kjo nuk është delinkuencë e zakonshme… por është një lloj delinkuence që zakonisht nuk e lidhim me nivelet e larta të krimit të organizuar”, ka thënë Beccuau. Ajo i përshkroi të akuzuarit si persona vendas, duke thënë se të gjithë vinin nga Seine-Saint-Denis, një provincë në veri të Parisit, që është një nga zonat më të varfra të Francës.

Të shtunën, prokurorët konfirmuan se një grua 38-vjeçare dhe një burrë 37-vjeçar ishin akuzuar dhe mbajtur në paraburgim, pasi ADN-ja e tyre ishte gjetur në ashensorin e përdorur gjatë vjedhjes.
Burri është akuzuar për vjedhje të organizuar dhe komplot kriminal, ndërsa partnerja e tij është akuzuar për bashkëpunim në vjedhje të organizuar dhe komplot kriminal.

Beccuau i përshkroi ata si një çift që kanë fëmijë së bashku. Ata “kanë mohuar çdo përfshirje”, shtoi ajo. Gruaja shpërtheu në lot gjatë paraqitjes në një gjykatë të Parisit të shtunën, duke thënë se kishte frikë për fëmijët dhe për veten e saj.

Disa ditë më parë, policia arrestoi edhe dy të tjerë në lidhje me grabitjen: një 34-vjeçar algjerian që jeton në Francë që nga viti 2010, dhe një 39-vjeçar që ishte tashmë nën mbikëqyrje gjyqësore për vjedhje të rënduar. Burrat, të cilët janë akuzuar për vjedhje dhe komplot kriminal, “kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre”, kishte treguar Beccuau javën e kaluar.

Të tre burrat e akuzuar njiheshin nga policia për dënime të mëparshme, përfshirë edhe për vjedhje. Dy nga të dyshuarit ishin dënuar më parë bashkë në një rast vjedhjeje dhjetë vjet më parë, tregoi Beccuau, e cila të dielën nuk përjashtoi mundësinë që të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Tre persona të arrestuar së bashku me çiftin më 29 tetor u liruan pa akuza, sipas zyrës së prokurorit.
Kur u pyet të dielën nëse hetuesit po afroheshin me gjetjen e bizhuterive, Beccuau shmangu përgjigjen, duke përmendur sekretin e hetimit.

“Ne po shqyrtojmë të gjitha mundësitë në tregun paralel për shitjen e këtyre bizhuterive, gjë që shpresoj të mos ndodhë së shpejti”, ka thënë ajo. “Ato mund të përdoren për pastrim parash, mund të përdoren për tregti; të gjitha pistat po hetohen”.