DJ Stryv e ka nisur performancën e tij me energji të mirë. Publiku po kërcen nën ritmet elektronike, derisa bëhet gati ta mirëpresë artistin kryesor të natës, Anyma.
Stryv është një producent dhe kantautor me bazë në Los Angeles që ka punuar me artistë si Camilla Cabello, Rema, Ty Dollar $ign, Keinemusic, Burna Boy, Ava Max, Ckay dhe të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo që është quajtur "KissCam" vazhdimisht po shkëput individë ose çifte nga publiku, dhe gjithashtu po paraqet prej afër artistin që po performon.
“KOHA” live në natën e tretë të “Sunny Hill Festival”, Mygal pushton skenën
Elektrizuese është performamca e tij në "Sunny Hill". MYGAL është një producent dhe DJ spanjoll dhe jeton në Madrid. Si producent ka bashkëpunuar me McBuzzz, Costa, Love Yi, Dellafuente, Cecilio G, Jedet, Nina, Aron Piper, Gianluca... Ndërkaq si DJ, përveç se nëpër turne me artisten Nina, ai ka bashkëpunuar edhe me Major Lazer, Octavian, Virgil Abloh, dhe Jarreau Vandal.
Kjo është nata e tretë dhe e fundit e festivalit "Sunny Hill" që po mbahet në Bërnicë të Poshtme.
Nata e parë e ka sjellë yllin Dua Lipa, e dyta artistin kanadez Shawn Mendes, ndërsa sonte pritet që artisti kryesor të jetë Anyma.
