Kuriozitet

Mijëra njerëz dynden t’i shohin eshtrat e shenjtores spanjolle që vdiq para mbi 440 vjetësh

Mijëra njerëz dynden t’i shohin eshtrat e shenjtores spanjolle që vdiq para mbi 440 vjetësh

Dhjetëra mijëra njerëz i janë drejtuar qytezës Alba de Tormes të Spanjës për të parë një shenjtore në një arkivol argjendi të hapur që vdiq 440 vjet më parë.

Eshtrat e Shën Terezës së Avilas janë ekspozuar këtë muaj atje. Ajo njihej si mistike dhe reformatore fetare e shekullit të 16-të.

“Më dha një ndjenjë të përmbushjes, gëzimit dhe pikëllimit”, ka thënë Guimor Sanchez, i cili udhëtoi nga Madridi me dy vajzat e tij.

Të hënën në mëngjes, arkivoli i shenjtores që vdiq më 1582 u mbyll sërish dhe u lëviz përmes rrugëve të qytezës, me pelegrinët që e ndoqën pas. Nuk dihet se sa vite, apo dekada, do të kalojnë para se kisha të vendosë t’i ekspozojë për publikun mbetjet e Shën Terezës, shkroi AP.

Herën e fundit eshtrat e saj u ekspozuan më 1914 për një ditë. Këtë herë pati gati 100,000 vizitorë përgjatë dy javëve.