Industria e shërbimeve të biznesit në Kosovë shënoi një moment të rëndësishëm këtë javë, kur liderë të industrisë dhe përfaqësues institucionalë u mblodhën në ABSL Kosovo Annual Meetup 2026. Duke shënuar përvjetorin e parë të Association of Business Service Leaders Kosovo, ky event ofroi një platformë të nivelit të lartë për të diskutuar zhvillimin e sektorit nën temën: “Kosovo: From a Nearshore Destination to an Innovation Frontier.”
Si Platinum Sponsor, Concentrix rikonfirmoi rolin e saj si kontribues kyç në zhvillimin e ekosistemit BPO dhe ICT në vend. Duke mbështetur këtë ngjarje strategjike, kompania dëshmoi përkushtimin e vazhdueshëm për forcimin e infrastrukturës profesionale në Kosovë dhe për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve që formësojnë të ardhmen ekonomike të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimi, i cili përfshiu edhe një fjalim nga Kryeministri Albin Kurti, vuri në pah rritjen e shpejtë dhe konsolidimin e sektorit të shërbimeve të biznesit. Në emër të Concentrix, Tranda Gjonbalaj, Drejtoreshë e Operacioneve, ndau reflektime mbi rrugëtimin mbi një dekadë të kompanisë në rajon dhe mbi momentumin në rritje të tregut lokal: “Rrugëtimi ynë në Ballkan ka filluar mbi një dekadë më parë. Gjatë këtyre viteve kemi ndërtuar ekipe, kemi hapur lokacione të reja dhe kemi parë nga afër se si kjo industri mund të transformojë tregje të tëra. Sot mund të them me bindje të plotë: Kosova po dëshmon çdo ditë pse besimi ynë në këtë rajon është i qëndrueshëm. Nuk jemi më në fazën e potencialit; jemi në fazën e zhvillimit. Me një zë dhe një qëllim të përbashkët, po formësojmë një industri që po merr çdo ditë një drejtim gjithnjë e më të qartë.”
Diskutimi strategjik u pasurua më tej nga Afërdita Gashi, Drejtoreshë e People Solutions në Concentrix, e cila theksoi rolin kyç të zhvillimit të talenteve në vazhdimësinë e rritjes së sektorit:“Talenti është baza e çdo transformimi të suksesshëm. Për të ecur drejt një të ardhmeje të orientuar nga inovacioni, është thelbësore të investohet vazhdimisht në aftësi, lidership dhe zhvillim afatgjatë të karrierës. Në Concentrix, jemi të përkushtuar të fuqizojmë talentin lokal, ta lidhim atë me mundësi globale dhe të ndërtojmë një fuqi punëtore që do të formësojë fazën e ardhshme të zhvillimit të Kosovës.”

Kjo perspektivë përforcon angazhimin e Concentrix për të vendosur zhvillimin e fuqisë punëtore në qendër të progresit teknologjik dhe ekonomik të vendit.
Duke mbështetur ABSL Kosovo Annual Meetup 2026 si Platinum Sponsor, Concentrix vazhdon të promovojë një zë të unifikuar të industrisë, që lidh inovacionin lokal me mundësitë ndërkombëtare. Ky angazhim forcon më tej rolin e kompanisë në avancimin e stabilitetit ekonomik, zhvillimin e talenteve dhe ngritjen e standardeve profesionale në rajon.
Me mbi 1,500 profesionistë në gjashtë qytete — Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan — Concentrix mbetet e përkushtuar në zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të Game Changers dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më konkurruese dhe më të qëndrueshme për Kosovën.🚀


