Festa e ditëlindjes së 13-të të Meridian Express, e nisur më 1 tetor, po vazhdon të sjell për klientët çmimet më të lira në mbi 150 artikuj në baza javore dhe një kampanjë shpërblyese madhështore me dhurata të shumta – përfshirë preminë kryesor, një Golf 8! Kampanja do të zgjasë deri më 14 janar 2026.
Çdo klient që gjatë periudhës së kampanjës realizon blerje mbi 20 euro dhe përfshin të paktën një produkt nga brendet pjesëmarrëse, bëhet automatikisht pjesë e lojës shpërblyese për të fituar Golf 8 dhe shumë çmime tjera fantastike si 10 iphone 17, udhetime në Vjenë për 5 çifte dhe 100 kupona për blerje në vlerë 50 euro.
Por përvjetori i 13-të solli edhe një risi të madhe për të gjithë përdoruesit tanë – lansimin e Pikëve në aplikacionin Kartela Plus! Tani, çdo blerje që bëni në Meridian Express, SPAR, Buka Bakery dhe Meridian Kitchen shpërblehet me pikë, të cilat mund t’i ktheni në bonuse të ndryshme. Sa më shumë të blini, aq më shumë pikë grumbulloni.
Për ta nisur këtë kapitull të ri, të gjithë klientët që shkarkojnë aplikacionin Kartela Plus përfitojnë 100 pikë bonus menjëherë në llogarinë e tyre. Përdoruesit e Kartela Plus do të kenë mundësi të përfitojnë çmime të veçanta, bonuse shtesë dhe oferta ekskluzive gjatë gjithë vitit.
Shkarkoni aplikacionin tani, bëhuni pjesë e kampanjës dhe festoni me ne 13 vite sukses!
Faleminderit për besimin tuaj,
Meridian Express n’derë t’shtëpisë!