Showbiz

“Skims” e Kim Kardashian arrin vlerën e 5 miliardë dollarëve

Kim Kardashian

“Skims”, marka e veshjeve e bashkëthemeluar nga e famshmja dhe sipërmarrësja Kim Kardashian, thotë se tani vlerësohet në 5 miliardë dollarë, pasi mblodhi 225 milionë dollarë fonde të reja.

Kompania thotë se planifikon të përdorë paratë nga investitorët, përfshirë një degë të gjigantit bankar të Wall Street, Goldman Sachs, për të hapur më shumë dyqane dhe për t'u zgjeruar në të gjithë botën, raporton BBC.

"Mezi presim ta çojmë ‘Skims’ në nivelin tjetër, ndërsa vazhdojmë të zbulojmë dhe të vendosim standardin për industrinë tonë", ka thënë Kardashian të mërkurën.

“Skims”, e cila ka 18 dyqane në SHBA dhe shet produktet e saj përmes shitësve me pakicë në të gjithë botën, do të përqendrohet "kryesisht" në biznesin e saj fizik të shitjes me pakicë gjatë viteve të ardhshme, ka njoftuar kompania ajo në një deklaratë.

Kompania pret që shitjet e saj të kalojnë 1 miliard dollarë këtë vit.

Marka debutoi në vitin 2019 me një linjë veshjesh formësuese dhe që atëherë e ka zgjeruar gamën e saj duke përfshirë veshje për në shtëpi dhe kategori të tjera të modës.

Rritja e kompanisë e ka çuar atë më thellë në tregun kryesor të sporteve dhe veshjeve sportive, i cili dominohet kryesisht nga marka si Lululemon dhe Alo Yoga.

“Skims” ka mbledhur gjithashtu një grup të madh influencuesish, duke përfshirë Kardashianët dhe personazhe të tjerë të famshëm si Megan Fox dhe Paris Hilton për të rritur atraktivitetin e saj.