Të enjten, emisionin e mëngjesit “Sot” ia dedikojmë shëndetit. Nga ora 09:00, në studio do të flasim për kancerin në mushkëri , simptomat dhe trajtimin. Pyetjeve të qytetarëve do t’u përgjigjet pulmologu Besim Morina.
Për shëndetin e të rinjve dhe varësitë nga drogat, sjellim raportin për instalacionin që po lëviz në sheshet e Prishtinës.
Ndërkaq nga ora 08:00, bisedojmë me Sazan Ibrahimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, për të parë se si po i gjen fushata zgjedhore lokale komunat në gjithë vendin.
Këto dhe shumë më shumë, të enjten nga ora 07:00 në emisionin “Sot”.