Zgjedhjet lokale

Krasniqi: Me Jonën e ardhmja e Kamenicës është më e mirë

Memli Krasniqi - Jona Arifi

Kryetari  i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Jona Arifi është e duhura për ta udhëhequr Kamenicën. 

Arifi është kandidate e PDK-së për kryetare të Kamenicës. 

“Sot në Kamenicë pata kënaqësinë të jem në mbështetje të Jonës - një vajze të guximshme, profesioniste e përkushtuar dhe përfaqësuese e një gjenerate të re që sjell energji e vizion për një të ardhme ma të mirë.  Jona është shembull se si të rinjtë dhe gratë e vendit tonë mund dhe duhet të marrin përgjegjësi.  Ajo ka punuar me pasion dhe ka dëshmuar se është gati të udhëheqë me komunën që e do shumë - Kamenicën. Me Jonën, e ardhmja e Kamenicës është ma e mirë!” – ka shkruar Krasniqi në Facebook. 


 

Lexo përditësimet tjera
zgjedhjet

Dita e 11-të e fushatës

Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së 11-të të fushatës...