Kryetari aktual i Prizrenit, njëherit kandidat për një mandat tjetër nga PDK-ja, Shaqir Totaj është takuar me pensionistët e kësaj komune.
Totaj iu premtoi transport falas me urban dhe gjithashtu edhe barna esenciale falas.
“Pensionistët janë shtylla e shoqërisë sonë, njerëzit që kanë dhënë kontribut të madh ndër vite, prandaj është detyrim i yni t’i trajtojmë me dinjitet. Do të ofrojmë transport urban pa pagesë, lehtësime në shërbimet shëndetësore, barna esenciale falas dhe mjek kujdestar në ordinancën e shoqatës së pensionistëve.”, shkroi Totaj në një postim në Facebook.
Totaj shtoi se këto masa janë vazhdimësi e përkujdesjes së treguar deri më tani, por me mbështetje të shtuar në të ardhmen.
