Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Zyrtarët amerikanë identifikojnë shkaktarin e mundshëm të helmimit nga ushqimi

Pamje e cyclosporiasis nga mikroskopi

Pamje e cyclosporiasis nga mikroskopi

Foto: Associated Press

Autoritetet shëndetësore në shtetin amerikan të Michigan kanë njoftuar se marulet dhe sallatat me gjethe janë burimi i mundshëm i shpërthimit të infeksionit cyclosporiasis, i cili deri tani ka prekur mijëra persona, ka shkruar The Guardian.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë së Michiganit, hetimet janë ende në vazhdim, por rezultatet paraprake tregojnë se marulet dhe perimet me gjethe mund të jenë shkaku i infeksioneve. Megjithatë, zyrtarët theksojnë se nuk është përjashtuar mundësia që burimi të jetë një produkt tjetër ushqimor.

Deri më tash nuk është identifikuar asnjë lloj i veçantë maruleje, prodhues apo furnizues si burimi i shpërthimit.

Sipas autoriteteve shtetërore, në Michigan janë raportuar 2,640 raste, ndërsa në shtetin fqinj të Ohajos edhe 177 raste. Në nivel kombëtar, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë konfirmuar 843 raste dhe po hetojnë rreth 1,500 raste të tjera të dyshuara në 31 shtete. Deri tani 86 persona janë shtruar në spital, por nuk është raportuar asnjë viktimë.

Çka është cyclosporiasis?

Edhe Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve Arbëri 16 o. më parë Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve

Cyclosporiasis është infeksion i shkaktuar nga paraziti Cyclospora cayetanensis, i cili transmetohet kryesisht përmes ushqimeve ose ujit të kontaminuar.

Simptomat më të zakonshme përfshijnë diarre të fortë dhe të ujshme, humbje të oreksit, humbje në peshë, dhimbje barku si dhe lodhje e të përziera.

Periudha e inkubacionit është rreth dy javë, çka e bën më të vështirë identifikimin e ushqimit që ka shkaktuar infeksionin, pasi shumë pacientë nuk e kujtojnë se çka kanë konsumuar.

Çka këshillojnë autoritetet?

Edhe Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi Arbëri 23 o. më parë Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje restoranteve, kuzhinave profesionale dhe konsumatorëve që të lajnë mirë marulet, sallatat me gjethe, bizelet e njoma, disa lloje barishtesh dhe mjedrat, nëse është e mundur, t’i gatuajnë para konsumimit, të blejnë koka të plota maruleje në vend të sallatave të gatshme në qese, të hedhin gjethet e jashtme dhe të lajnë me kujdes pjesën e brendshme.

Edhe në Kosovë, për pak ditë rreth 70 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive të QKUK-së me simptoma të dyshuara të helmimit nga ushqimi, ndërsa 22 prej tyre janë hospitalizuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se lidhur më këtë rast ka nisur veprimet hetimore. Ekspertët e sëmundjeve infektive bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në ushqim, sidomos gjatë kohës me temperatura të larta.