Klubi i basketbollit Trepça ka arritur marrëveshje për ta kthyer në skuadër Burim Zekiqin. Zekiqi nga edicioni i ardhshëm pritet të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës mitrovicase.
Zekiqi së fundi luajti për skuadrën nga Rahoveci, Grapeland. Me Grapelandin e fitoi titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll. Më herët ishte edhe te Vëllaznimi dhe Proton Cable Prizreni.
“Burim Zekiqi është kthyer aty ku e ka zemrën. Fanellën dhe ngjyrat që s’i harroi kurrë, tani i mban përsëri me krenari. Burimi është gati të luftojë për to”, ka shkruar Trepça të hënën.