Sport

Ndeshja e veçantë e Silvas kundër ish-skuadrës

Chelsea

Chelsea shpreson të sigurojë finalen e Kupës së Botës për Klube me fitore kundër Flumineses të Brazilit në gjysmëfinalen e parë që zhvillohet të martën nga ora 21:00. Kjo ndeshje luhet në “MetLife Stadium”.

Blutë e Londrës po përpiqen të bëhen skuadra e parë që fiton Kupën e Botës për herë të dytë. Por i pret përballje e vështirë kundër gjigantëve të Rio de Janioero, të cilët janë të pamposhtur në turneun që po mbahet në SHBA.

Kapiteni i Flumineses, Thiago Silva luajti 150 ndeshje për klubin anglez nga viti 2020 deri në vitin 2024.

Silva ishte edhe kapiten i Chelsea, ndërsa fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.