Portugalia barazoi në fund të ndeshjes rezultatin kundër Italisë në Grupin B për të shmangur eliminimin nga Evropiani për futbolliste që po mbahet në Zvicër.
Diana Gomes shënoi golin e barazimit për portugezet. Ajo realizoi golin për 1:1 në minutën e 89-të të ndeshjes së zhvilluar të hënën mbrëma.
Për Italinë golin e epërsisë 1:0 e shënoi Cristiana Girelli në minutën e 70-të.
Italia luan ndaj Spanjës ndeshjen e fundit, kurse Portugalia kundër Belgjikës që është e fundit në grup pa pikë.
Spanja është liderë me gjashtë pikë dhe ka siguruar kalimin në çerekfinale të Evropianit. Italia është e dyta me katër pikë, kurse një pikë ka Portugalia që zë vendin e tretë.
Ndeshjet e treta luhen të premten.