Sport

Me fitore të thellë, Spanja kalon në çerekfinale

spanja

Pas fitores 5:0 ndaj Portugalisë në ndeshjen e parë, Spanja shënoi tjetër fitore të thellë të hënën mbrëma. Kampionia e Botës mposhti Belgjikën 6:2 në ndeshjen e dytë të grupit B të Evropianit për futbolliste.

Me fitoren e dytë, Spanja ka siguruar kalimin në çerekfinale. Është favorite e madhe për t’u shpallur kampione e Evropës.

Alexia Putellas shënoi dy gola, kurse nga një gol realizuan edhe Irene Paredes, Esther Gonzalez, Mariona Caldentey dhe Claudia Pina.

Për Belgjikën dy golat i realizuan Justine Vanhaevermaet dhe Hannah Eurlings.