Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vance: Asnjë qindarkë amerikane s’do të shkojë në Iran

Vance

Foto: Associated Press

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka thënë se "asnjë qindarkë e parave amerikane" nuk do të shkojë në Iran si pjesë e marrëveshjes së paqes me SHBA-në.

Duke folur për Fox News, Vance e ka krahasuar administratën Trump me ish-poresidentin e SHBA-së Barack Obama, i cili sipas Vance i ka dhënë Iranit "mbi 1 miliard dollarë në një paletë parash".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur është pyetur nëse do të shkonin 300 miliardë dollarë në riatdhesime që vinin nga Katari dhe "24 miliardë dollarë në asete të pangrira", Vance ka thënë se kjo është "në thelb propagandë iraniane".

"Ajo që po ndodh është se disa elementë në shoqërinë e tyre po përpiqen ta shesin këtë marrëveshje sa më pozitivisht të jetë e mundur për audiencën e tyre vendase", ka thënë Vance. 

"Asnjë qindarkë e parave amerikane nuk shkon në Iran, as 300 miliardë dollarë, as 24 miliardë dollarë, asnjë nga paratë", ka shtuar ai.

Megjithatë, mund të ketë "përfitime për Iranin nëse ata kryejnë pjesën e tyre të detyrimit", sipas Vance, duke shtuar se Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe ose Arabia Saudite mund të zgjedhin të investojnë në Iran

Lexo përditësimet tjera
Trump

Trump: Irani s’do të ketë më kurrë armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se “Irani nuk do të...