Igball Jashari ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Drenicën drejt fitores së rëndësishme.
Të martën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica fitoi 4:2 ndaj Malishevës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ishte e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndonëse Jashari i shënoi dy gola, njërin prej tyre me devijim, ishte edhe portieri Kenan Haxhihamza që u dallua në fitoren e Drenicës. Ai bëri pritje të shumta vendimtare.
Kreshnik Uka e shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, ndërsa Andi Veliqi shënoi fare në fund.
Assane dhe Mevlan Zeka shënuan golat për Malishevën, për 1:1 dhe 3:2.
Me gjithë fitoren, Drenica mbetet e parafundit, por tani me 28 pikë. Malisheva i ka 37 pikë në pozitën e katërt.
