Përzgjedhësi brazilian i Shqipërisë, Sylvinho, është i bindur që me grupin e lojtarëve që e ka aktualisht, mund të arrijë sukses ndaj Polonisë në javën e ardhshme. Shqipëria në Varshavë luan ndaj Polonisë në gjysmëfinale të plejofit të Botërorit 2026 më 26 mars. Me fitore të mundshme ndaj polakëve, Shqipëria do të luante më 31 mars në finale me fituesen e ndeshjes Ukraina – Suedia. Edhe në këtë ndeshje, Shqipëria do të ishte mysafire.
Për përzgjedhësin Sylvinho, sfida ndaj Polonisë do të jetë ndeshje e veçantë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e nisi udhëheqjen e Shqipërisë pikërisht ndaj Polonisë në më 27 mars të vitit 2023, në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”. U mposht 1:0, por Shqipëria në fund arriti kualifikimin në Evropianin e organizuar në Gjermani atë vit. Shqipëria ka luajtur edhe në Evropianin 2016 në Francë, por ende nuk është paraqitur në ngjarjen globale.
“I kemi parë ndeshjet e Polonisë që ka një trajner të mirë me skuadër e lojtarë të fortë. Jemi rritur ne por edhe ata. Trajneri i tyre po bën mirë me skuadrën. Besoj se do të jetë ndeshje shumë e bukur”, ka deklaruar Sylvinho të shtunën në konferencën për shtyp, pas publikimit të listës.
Shqipëria e siguroi avancimin në gjysmëfinale të plejofit të Botërorit që në verë organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, pasi përfundoi në vendin e dytë të Grupit K me 14 pikë. Mbeti pas Anglisë që e fitoi grupin me 24 pikë, por la prapa Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Fitorja në Leskovc ndaj Serbisë 1:0 me golin e Rey Manajt u vlerësua vendimtare në avancimin e Shqipërisë. Sylvinho ka theksuar se Serbia dhe Polonia kanë ngjashmëri të lojës. Kjo i jep shpresë për t’u kualifikuar tutje.
“Është diçka e ngjashme mes tyre, që mbrohen mirë dhe shfrytëzojnë hapësirat. Polonia është përmirësuar shumë si skuadër me trajnerin Urban. Ka bërë shumë mirë në kualifikueset e fundit, mbrohet mirë, është agresive dhe shfrytëzon shumë hapësirat me shpejtësi dhe cilësi. Futbollistët shënojnë, kanë 3-4 lojtarë që mbërrijnë në zonë e finalizojnë. Janë fizikisht të fortë, agresivë dhe shfrytëzojnë hapësirat. Kanë diçka të ngjashme me Serbinë, por në përgjithësi janë të ndryshme”, është shprehur Sylvinho.
Ai ka thënë se Manaj nuk u ftua për shkak të një lëndimi që e ka pasur së fundmi, ndërsa për Bujar Pllanën dhe Stavro Pilon, tha se i ka përcjellë për kohë të gjatë. Ndërkohë, për rikthimin e Ernest Muçit e Anis Mehmetit, theksoi se janë lojtarë të disa pozitave dhe kjo mund t’u ndihmojë.
Në ndeshjet e ndërsjella, Polonia i ka nëntë fitore, dy ndeshje përfunduan baras, ndërsa Shqipëria e ka një fitore.
Fitoren e arriti vitin e kaluar në “Air Albania”. Golat nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku e vendosën sfidën që u luajt më 10 shtator në Tiranë.