Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 14 Jun 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Një mik apo koleg duket se nuk e ka ndërmend t’i heqë nga koka disa ide jo të mira. Qasja e tyre jopraktike ndaj një pune që po punoni bashkë po ju çon drejt shpërqendrimit. Nëse sugjerimet e tyre po ju ngadalësojnë, do t’ju duhet të tregoheni të sinqertë dhe t’ua paraqitni disa fakte.

Demi

20 prill - 20 maj

Tregohuni të kujdesshëm ndaj një gjëje të re dhe që nuk është testuar ende. Duhet të merrni më shumë informata para se të përfshiheni në projekte të reja. Një propozim i pazakontë do t’ju duket interesant, por zbuloni më shumë gjëra para se të përkushtoheni. Besojini intuitës nëse e ndieni se diçka nuk po shkon mirë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Lidhja juaj po pëson ndryshime të mëdha. Nuk e dini se ku duhet të qëndroni kur ju duket se partneri juaj është i vetmi që e ka tërë fuqinë. Po prisni nga ta që të vendosin rreth një vendimi që mund t’jua ndryshojë jetën që të dyve. Përderisa ata po mendojnë për këtë gjë, edhe ju duhet të mendoni se si ndiheni për këtë punë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Në çastin që e bëni hapin e parë drejt realizimit të një qëllimi të veçantë, do të keni më shumë vetëbesim. Vendosni se çfarë mund të bëni për ta bërë këtë ëndërr realitet dhe më pas filloni. Shumë shpejt do të niseni në rrugën e suksesit. Po qe se keni nevojë për ndihmë shtesë, kontaktoni ndonjë profesionist.

Luani

23 korrik - 22 gush

Po shikoni për të gjetur ndonjë shteg më të mirë në karrierën tuaj. Nëse e pranoni një punë fitimprurëse, do t’ju sjellë më shumë para. Keni shumë talente dhe nuk keni nevojë të vareni vetëm në një industri të vetme. Kur shkoni në intervista pune, sigurohuni t’i theksoni aftësitë tuaja të komunikimit.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Po tregoheni shumë të kujdesshëm kur po ndani hollësi rreth planeve tuaja me të tjerët. Keni shumë vetëbesim dhe do t’i shpërfillni komentet e të tjerëve, të cilët i kundërshtojnë ato. Ajo që nuk e doni është që të tjerët t’jua bllokojnë përparimin dhe për këtë arsye do të siguroheni që një kundërshtar të mos e di se çfarë po mendoni.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Nuk keni nevojë të vendosni menjëherë për një çështje të rëndësishme. Nëse dikush po ju nxit që ta merrni një vendim, ka mundësi se nuk ka qëllime të mira për ju. Prisni derisa të ndiheni më të sigurt në gjërat që bëni, para se ta merrni një vendim të rëndësishëm.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Po shqetësoheni rreth një problemi që ka të bëjë me punën. Nuk është edhe aq problem i madh, por po e vëreni se mund të bëhet, nëse e shpërfillni. Do të ishte mirë që të flisni me një koleg që ka më shumë përvojë apo me dikë që është në një pozitë më të lartë. Puna e parë që duhet të bëni për ta zgjidhur këtë punë është që të flisni me ndonjërin prej tyre.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Një problem brenda familjes duhet të zgjidhet me qetësi. Nuk do të jeni produktivë nëse nuk bashkëpunoni. Puna me orar do të jetë zgjidhja më e mirë për të arritur rezultate. Kombinimi i talenteve tuaja me një mik apo fqinj do të mund të jetë shumë përfituese.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Njerëzit që janë të rinj në punë apo në lagje po e kanë pak vështirë që të përshtaten. Nuk kanë pasur shumë mundësi për t’u socializuar dhe e kuptoni se si po ndihen. Kurdo që keni mundësi, ftoni dhe inkurajoni që t’u bashkohen ngjarjeve në komunitet. Mos harroni të buzëqeshni kur jeni në praninë e tyre.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Barazia e plotë është diçka që duhet të synoni ta arrini edhe në shtëpi edhe në punë. Dikush që keni qenë duke i ndihmuar, ka filluar të varet tepër shumë nga ju. Janë disa njerëz që doni t’i takoni dhe ju bezdis shumë kur ky person kërkon ende ndihmë nga ju.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Nëse përqendroheni te energjia juaj fizike dhe mendore, do ta vëreni se keni nevojë për aktivitete shtesë në jetë. Keni nevojë që të jeni aktivë dhe të ndiheni se jeni produktivë. Të qenët në gjendje për ta zgjidhur një problem që ka nevojë për një mendje të zgjuar dhe zgjidhje kreative do t’ju kënaqë shumë.