Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga një kulm i shtëpisë në rrugën “Kalaja e Krujës” në Prizren të hënën, në kohën kur aty po kryheshin punime, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, viktima ka rënë nga një lartësi prej tetë metrash. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Punëkryesi ku ka ndodhur rasti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka thënë se rasti po hetohet.
E në raportin 24-orësh të Policisë rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe “heqje e pajisjeve mbrojtëse”.