Flamuri i Danimarkës, i njohur si Dannebrog, konsiderohet flamuri kombëtar më i vjetër në botë që vazhdon të përdoret edhe sot.
Më 11 qershor 1748, mbreti danez nxori një dekret që përcaktoi zyrtarisht pamjen e flamurit me sfond të kuq dhe kryq të bardhë të zhvendosur në anën e majtë. Megjithatë, historia e Dannebrogut është shumë më e hershme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një legjende daneze, flamuri u shfaq më 15 qershor 1219 gjatë një beteje në territorin e Estonisë së sotme. Thuhet se ai zbriti nga qielli në një moment kritik të luftës, duke u dhënë zemër ushtarëve danezë. Historianët, megjithatë, besojnë se kjo histori është më shumë legjendë sesa fakt historik.
Dëshmitë më të hershme të besueshme për Dannebrogun datojnë nga shekulli XIV, kur flamuri shfaqet në stemat dhe dokumentet e mbretërisë daneze. Me kalimin e kohës u përdor nga ushtria dhe marina, për t'u shndërruar më vonë në simbolin kombëtar të Danimarkës.
Dannebrog ka lënë gjurmë edhe përtej Danimarkës. Kryqi i tij karakteristik nordik u bë model për flamujt e vendeve të tjera të Evropës Veriore, si Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda dhe Ishujt Faroe.
Sot, flamuri danez konsiderohet simboli kombëtar më i vjetër në botë që ka mbetur në përdorim.