Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Përfundon numërimi dhe verifikimi i votave në 28 komuna, këta janë më të votuarit

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Top of Form

Bottom of Form

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.

Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, “deri më tani (e enjte, 11 qershor 2026, ora 09:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 28 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,118 nga 2,498 vendvotime apo 84.79%”.

Sipas tij, procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në 10 QKN-të tjera:  Fushë-Kosovë, Suharekë, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj, Prizren  dhe Prishtinë.

Ndërkaq, Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë:

Ndërkaq Qendrat komunale të Numërimit që kanë përfunduar këto aktivitete të hënën janë: Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh dhe Mamushë.

Të martën kanë përfunduar numërimin Qendrat Komunale në Zubin Potok, Zveçan, Kllokot  dhe Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug, Mitrovicë Veriu.

Të mërkurën në Deçan, Dragash, Kamenicë, Graçanicë, Klinë, Viti, Kaçanik, Rahovec, Leposaviq,  Istog, Skenderaj, Malishevë, Drenas, Lipjan, dhe Pejë.

Procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në 10 QKN-të tjera: Fushë Kosovë (56/62); Suharekë (73/86); Vushtrri (79/89); Mitrovicë e Jugut (98/100); Podujevë (103/103); Gjilan (80/127); Gjakovë (116/144); Ferizaj (126/146); Prizren (133/232); dhe Prishtinë (107/262).

Lista e 10 kandidatëve më të votuar nga secila parti

Lëvizja Vetëvendosje:

1.    Albin Kurti

2.    Glauk Konjufca

3.    Albulena Haxhiu

4.    Hekuran Murati

5.    Donika Gërvalla

6.    Xhelal Sveçla

7.    Avni Dehari

8.    Hajrulla Çeku

9.    Mimoza Kusari-Lila

10.  Ejup Maqedonci

Partia Demokratike e Kosovës:

1.    Bedri Hamza

2.    Përparim Gruda

3.    Arian Tahiri

4.    Uran Ismaili

5.    Sala Jashari

6.    Vlora Çitaku

7.    Ganimete Musliu

8.    Arben Mustafa

9.   Enver Hoxhaj

10. Mërgim Lushtaku

Lidhja Demokratike e Kosovës:

1.    Vjosa Osmani

2.    Lumir Abdixhiku

3.    Doarsa Kica-Xhelili

4.    Hykmete Bajrami

5.    Avdullah Hoti

6.    Kujtim Shala

7.    Ukë Rugova

8.    Anton Quni

9.    Armend Zemaj

10.  Lutfi Haziri

Aleanca:

1.    Ardian Gjini

2.    Ramush Haradinaj

3.    Daut Haradinaj

4.    Besnik Tahiri

5.    Bekë Berisha

6.    Burim Ramadani

7.    Time Kadrijaj

8.    Agim Çeku

9.    Arbër Tolaj

10.  Albana Bytyqi

Lexo përditësimet tjera
QNR - KQZ - vota - zgjedhje - diaspora - mergata - votat me poste DP

Sot nis numërimi i votave të diasporës

Sot në Qendrën e numërimit dhe rezultateve do të nisë numërimi i votave nga votimi në...