Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani

Policia

Foto: Associated Press

Sekretarja e Irlandës së Veriut, Hilary Benn, ka njoftuar të enjten se dymbëdhjetë oficerë policie janë plagosur, gjatë natës së dytë të trazirave anti-emigracion. 

Benn po ashtu ka thënë se janë bërë 16 arrestime gjatë trazirave. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trazirat e së mërkurës mbrëma pasuan një natë trazirash më të përhapura, kur protestues të maskuar dogjën shtëpi dhe automjete, në një valë dhune kundër emigrantëve e cila u përhap pasi një video e një sulmi me thikë qarkulloi në mediat sociale.

Turma njerëzish janë mbledhur të martën në pjesë të ndryshme të Belfastit, qytetit më të madh në Irlandën e Veriut, duke u vënë flakën shtëpive, një autobusi, veturave dhe barrikadave dhe duke detyruar disa familje të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Lexo përditësimet tjera
Policia

Policia hedh ujë mbi protestuesit në natën e dytë të dhunës anti-emigracion në Irlandë të Veriut

Policia në Irlandën e Veriut ka përdorur topa uji, ndërsa protestat kundër emigrantëve kanë hyrë në...